Pesë vite nga krijimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, bilanci i punës tregon për një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të cilët kaluan në sitën e vettingut. Janë në total 535 vendime për anëtarët e sistemit të drejtësisë, prej të cilëve 209 janë konfirmuar në detyrë, 200 janë shkarkuar, 88 procese janë pushuar, ndërkohë për 35 dosje ka përfunduar procesi pa vendim përfundimtar dhe 3 vendime kanë vulosur pezullimin nga detyra të gjyqtarëve dhe prokurorëve.