Top News – 20 viktima në qendrën e ndihmave / ‘U shkelën me këmbë’, tragjedia pa fund e Gazës
16/07/2025 14:36

Të paktën 20 palestinezë u vranë të mërkurën në një qendër të shpërndarjes së ndihmave të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës, në atë që grupi i mbështetur nga SHBA e quajti një tërbim të turmës, të nxitur nga agjitatorë të armatosur. Fondacioni humanitar për Gazën, që mbështetet nga Izraeli, tha se 19 persona u shkelën me këmbë dhe një u ther për vdekje gjatë përplasjes në një nga qendrat e tij në Khan Younis në Gazën jugore. "Kemi arsye për të besuar se elementë brenda turmës, të armatosur dhe të lidhur me Hamasin, nxitën qëllimisht trazirat," tha grupi në një deklaratë. Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga Hamasi. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë i thanë Reuters se 21 persona kishin vdekur në vendngjerje. Një mjek tha se shumë njerëz ishin ngjeshur në një hapësirë të vogël dhe ishin shtypur për vdekje. Të martën, zyra e të drejtave të njeriut e OKB-së në Gjenevë tha se kishte regjistruar të paktën 875 vrasje, brenda gjashtë javëve të fundit në afërsi të vendeve të ndarjes së ndihmës dhe autokolonave të ushqimit në Gaza, shumica e tyre afër pikave të shpërndarjes së Fondacionit Humanitar për Gazën. Shumica e këtyre vdekjeve u shkaktuan nga të shtënat me armë zjarri për të cilat vendasit kanë fajësuar ushtrinë izraelite. Ushtria ka pranuar se civilët palestinezë janë lënduar pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmës, duke thënë se forcat tani kanë marrë udhëzime të reja ku reflektohen mësimet e nxjerra. Fondacioni humanitar për gazën përdor kompani private amerikane të sigurisë dhe logjistikës për të sjellë furnizime në Gaza, duke anashkaluar kryesisht një sistem të udhëhequr nga OKB-ja që Izraeli pretendon se i ka lejuar militantët e udhëhequr nga Hamasi të plaçkitin dërgesat e ndihmës të destinuara për civilët. Hamasi i mohon akuzët. OKB-ja e ka quajtur modelin e Fondacionit të pasigurt dhe një shkelje të standardeve të paanshmërisë humanitare, një akuzë që grupi e ka mohuar.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05