20 shkurti 2022 shënon plot 31 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha i vendosur në qendrën e kryeqytetit, duke sjellë kështu edhe nisjen e një epokë të re për Shqipërinë. Rrëzimi fizik i bustit të diktatorit, ishte nga ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri. Pamjet e atij momenti në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.