Kultivimi dhe trafiku i lëndëve narkotike, vijojnë të jenë një shqetësim për policinë e shtetit, ndërsa ky aktivitet sa vjen e zgjerohet më shumë në vendin tonë. 5 persona u arrestuan këtë të dielë në ambientet e jashtme të një lokali në Kukës, me një sasi lënde nartkotike të llojit cannabis sativa.