Gjykata Kushtetuese do të mblidhet më 23 qershor në seancë plenare për të vendosur mbi fatin e zgjedhjeve vendore të 2019-ës, që për Presidentin Ilir Meta dhe PD e LSI janë “nul” dhe për PS kushtetuese. Padia në Kushtetuese u dorëzua në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë drejtuar nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.