Mbi 2 tonë kokaine është sekuestruar nga autoritetet kolumbiane, destinacioni i së cilës ishin disa vende europiane përfshirë edhe Shqipërinë. Sekuestrimi i sasisë së madhe të lëndës narkotike u bë gjatë së shtunës në portin turistik të Cartagena de Indias, në Veri të vendit. Ssasia e sekuestruar është 2 279 kg dhe operacioni i suksesshëm u ka shkaktuar humbje afro 100 milionë dollarë trafikantëve të drogës.