Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, informoi krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së për situatën aktuale në vendin që është përfshirë prej më shumë se një viti tashmë në luftë me Rusinë. Ai përsëriti thirrjen e tij për më shumë armë, më shumë avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi. Deri tani Bashkimi Evropian ka qenë përgjithësisht i kujdesshëm në këtë fushë. Polonia ka premtuar dërgimin e disa avionëve luftarakë ndërsa Gjermania vazhdon të ngurrojë.