Struktura ndërkombëtare e shpalljes në kërkim dhe dhënies së informacionit për persona që kanë kryer krime të rënda penale në Evropë dhe më përtej ka në listën e të shumëkërkuarve edhe dy shtetas nga Kosova. Duke qenë se Kosova ende nuk është bërë anëtare e Interpol, të kërkuarit janë regjistruar me kërkesë të UNMIK. Ata janë Florim Hoxha, që kërkohet nga Sllovenia dhe Xhemal Kapetanovic kërkohet për vrasje nga Çekia.