Dy sasi lënde narkotike u sekuestruan nga policia greke në kufirin midis Greqisë dhe Shqipërisë. Njëri operacion policor u zhvillua në Igumenicë, ku një shtetas shqiptar ra në pranga, pasi në automjetin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 77 kg kanabis sativa, sasi e cila nëse do të dilte në treg do të kapte vlerën 190 mijë euro. Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka pranuar përpara agjentëve se ai po e transportonte sasisë e drogës në Athinë dhe se në këmbim do të paguhej.