25 persona janë arrestuar dhe proceduar penalisht nga policia rrugore për shkelje të rënda gjatë drejtimit të automjetit gjatë javës që lamë pas. Policia rrugore e Tiranës thotë se në harkun kohor të 7 ditëve ka vendosur 12 mijë e 500 gjoba, ku 9100 prej tyre për parkim të gabuar të mjetit dhe në 1 mijë raste për tejkalim shpejtësie dhe përdorim të celularit në timon.