Në harkun kohor të 24 orëve janë shënuar 178 raste të reja me covid 19 dhe 4 viktima. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 947 testime. Në numrin e testimeve të kryera përfshihen testimet në dy laboratorët publikë, të cilët kanë kryer 749 testime dhe 198 testime të kryera në laboratorët jo publike, që përmbushin përkufizimin e rastit, për konfirmim diagnoze pozitive apo të dyshuara, sipas vlerësimit të ISHP.