Më shumë se 170.000 ndërtesa në Ukrainë janë dëmtuar apo shkatërruar që kur Rusia nisi luftën e saj kundër këtij vendi 21 muaj më parë. Sipas Olena Shuliak, kryetare e komitetit parlamentar që mbikëqyr zhvillimin rajonal dhe planifikimin urban në Kiev, vlerësimet paraprake të kryera nga Shkolla Ekonomike e Kievit, tregojnë se janë mbi 170 mijë ndërtesat e dëmtuara apo shkatërruara nga sulmet ruse.Në këtë shifër përfshihen mbi 20.000 ndërtesa banimi.