Shokët e Enjo Saliajt që vdiq në një aksident në Tiranë në shkurt të këtij viti kanë protestuar para Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar dënimin maksimal për shoferin që shkaktoi aksidentin. 17-vjeçari humbi jetën mbrëmjen e 2 shkurtit në një aksident që ndodhi në zonën e Freskut në Tiranë, ku Enjo Saliaj, po udhëtonte me motor elektrik, teksa u përplas nga një makinë me drejtues Sildi Krashi i cili u arrestua. Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes, duke braktisur edhe mjetin për tu arrestuar më vonë nga blutë e kryeqytetit.