Top News – 16 vjet zvarritje për të marrë hipotekën/ Kalvari i banorëve të një pallati në Vlorë
02/07/2021 22:54

Banorët e pallatit 39 në rrugën Hasan Kushta në lagjen "Pavarësia" në qytetin e Vlorës ankohen në Fiks Fare se janë futur në shtëpitë e tyre që në vitin 2004 -2005, në pallatin e ndërtuar nga firma "ELVI2". Që prej asaj kohe pronarët e apartamenteve nuk mund të marrin Certifikatën e Pronësisë, pasi investitorët kanë bërë shtesë në lejen e ndërtimit dhe më pas kanë shpallur edhe falimentin. Banorët janë ankuar në çdo institucion, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ata tentuan edhe t'i legalizonin apartamentet e tyre si ndërtim pa leje, por nuk mundën. Ata u drejtuan për shqetësimin e tyre në Fiks Fare, ku pas interesimitua në Bashkinë Vlorë konfirmohet se në sistemin elektronik të lejeve nuk rezulton aplikim nga subjekti "ELVI 2", për paisje me Certifikate Përdorimi. Ndërsa në Kadastrës Vlorë në lidhje me aplikimin që kishin bërë banorët për legalizim, specialisti Mandi Jaho shpjegoi se jo të gjithë ata kishin depozituar kërkesë. "Që procesi të fillojë dhe të përfundojë duhet që të gjithë banorët të kenë aplikim ose të vinë me kontratat përkatës për njësitë individuale për të cilat ata posedojnë dhe të përfshihet në proces legalizimi dhe më t’u bërë dokumentet, që mirë është të jetë një person i autorizuar që të merret me të gjithë procedurën nga fillimi deri në përfundimin e legalizimit" shpjegoi Jaho. Kjo bëhet gjithmonë nëse firma ka shpallur falimentin dhe e paraqet si dokument, pasi mund të jetë bërë si aplikim për legalizim të objektit nga firma e ndërtimit dhe procedura vazhdon në emër të firmës. Specialisti i kadastrës sqaron se nëse banorëve nuk u jepet ky dokument nga firma, ata duhet të kërkojnë të marrin konfirmimet përkatëse, gjithashtu edhe Kadastra merr informacion nga Drejtoria e Financave nëse kjo firmë që ata kanë ka bërë kontratën është aktive apo jo. Me përgjigjen negative banorëve u lind e drejta që të gjithë bashkë si pallat të nisin procedurat e legalizimit.

Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11