Ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksii Reznikov tha në parlament se rusia ka mbledhur rretyh 149 mijë forca ushtarake në kufijtë e vendit. Në fjalën e tij në parlament, ai tha sidoqoftë se nuk shikon mundësinë e një përshkallëzimi të shpejtë. “Shërbimi jonë sekret po monitoron çdo lëvizje që mund të përbëjë kërcënim për Ukrainën. Për momentin vlerësojmë se përshkallëzimi në nivel të lartë i konfliktit është i ulët”, tha ai.