Lideri cecen Ramzan Kadyrov ka bërë djalin e tij adoleshent kryetruprojën e vet pasi pak javë më parë ai rrahu një të burgosur në një burg rus. Nxënësi i shkollës, Adam Kadyrov, 15 vjec, do të mbikqyrë mbrojtjen e një numri zyrtarësh dhe VIP-ash, përfshirë edhe të të atit. 46 vjecari Kadyrov, apo sic quhet ndryshe edhe qeni i luftës i Putinit, është një nga aleatët më besnikë të këtij të fundit, por thuhet se ai po teston qëllimisht durimin e 71 vjecarit pasi ndjen dobësi në rrethin e tij.