Me 15 minuta spektakël fishekzjarrësh e muzikë me yjet e estradës shqiptare e priti kryeqyteti ndërrimin e viteve. Festa nisi më herët me një koncerti festiv të organizuar nga Bashkia e Tiranës në sheshin “Skënderbej”, ku performuan këngëtarët më të dashur, si Getoar Selimi, Luana dhe Ardit Çuni.