Top News – 15 kg heroinë në Kakavijë/ Në pranga shoferi 63 vjeçar i kamionit
02/06/2021 22:15

Një sasi e konsiderueshme, prej 15 kilogramë lëndë e dyshuar heroinë është sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës, pas kontrollit të ushtruar në vijën e dytë ndaj një automjeti tip kamion. Operacioni policor i koduar “Koordinimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike ishte rezultat i bashkëpunimit mes Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it, Sektorit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër dhe shërbimeve doganore. Policia ka bërë të ditur se pas skanimit dhe kontrollit në vijën e dytë u bë e mundur gjetja e lëndës narkotike që ishte fshehur në kroskotin e kamionit. Shoferi i arrestuar është Shpëtim Pjeshka, banues në Elbasan dhe akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. “Gjatë kontrollit të detajuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 15 kilogramë. Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë. Ky është një tjetër rast kur sekuestorhte sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike të forta. Vetëm në Portin e Durrësit janë sekuestuar gjatë prillit, në një rast 143 kg kokainë në një kontenier bananesh që vinte nga Ekuadori e ku u vunë në pranga dy administratorët e kompanisë Klajdi Xiraku dhe Erjon Peti. Në rastin e dytë është ndaluar 49 kg kokainë po në një kontenier bananesh që vinte nga Ekuadori për komaoninë ë babait të Arber Çekaj, i arrestuar vite më parë po për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Top News – Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit. Rama: Hap dyert brenda vjeshtës
22/08 09:19
Top Channel/Zjarr në kodrat e fshatit Drashovicë të Selenicës, flakët përhapen nga era e fortë
21/08 22:05
Top News- Aksident në Vlorë dhe Fier/ 3 persona të plagosur po trajtohen në spital
21/08 19:49
Top Channel/ Shqipëria, një “qytet” me të huaj. Mbi 10 mijë shtetas kërkuan lejeqendrimi në 7 muaj
21/08 19:33
Top Channel/ Makina i bie murit në Fier, dy të plagosur
21/08 18:59
Top News – Ura që ‘paralizoi’ Lezhën. ARRSH hap tenderin për veprën mbi lumin Mat
21/08 17:21
Top News – Lirimi i hapësirave publike. Rama-Nuk është aksion, faza e parë e Rilindjes 2.0
21/08 17:21
Top News – BE ndan fondet për Shqipërinë. Faza e parë, 32 milionë euro për tre projekte
21/08 17:20
Top Channel/ Lirimi i hapësirave publike, Rama: S’është aksion, por faza e parë e një transformimi
21/08 16:21
Top News-Arrestohet në Portin e Durrësit 25-vjeçari/I dënuar në Zvicër,do të udhëtonte drejt Italisë
21/08 16:11
Top Channel/ Filipinasit të parët në Shqipëri, punojnë si “baby siter” e sanitare
21/08 15:31
Top Channel/ Dinamo gati për Jagellonian, blutë luajnë sot ndeshjen e parë në Poloni
21/08 15:28
Top Channel/ Plumba për një vend parkimi, zbardhet dinamika e sherrit në plazhin e Hamallajt
21/08 15:26
Top Channel/ DASH anulloi 6000 viza studentore, Ambasada Amerikane: Ka arsye, shkelën ligjin!
21/08 15:24
Top Channel/ Nuk ishin rusët? Shpërthimi në Nord Stream, arrestohet një ukrainas në Itali!
21/08 15:22
Top Channel/ Vijon aksioni i lirimi i hapësirave publike në vend, në Tiranë janë liruar 41.200 m2
21/08 15:14
Top Channel/Berisha i jep hua 3 deputetë Metës, Partia e Lirisë me grup parlamentar në Kuvendin e ri
21/08 15:12
Top News – Rama ndan rrëfimet e turistëve nga Himara, Dhërmiu dhe Borshi.
21/08 14:59
Top News- ‘Erdha vullnetarisht…’/ Vëllai i Veliajt flet pas daljes nga SPAK
21/08 14:55
Top News- U kap me drogë me vlerë 500 mijë euro, 61-vjeçari tregon ku e gjeti vajin e kanabisit
21/08 14:45