Skuadrat e shpëtimit po përballen me dhjetëra paslëkundje në rajonin kodrinor të Javas perëndimore ndërsa kërkimi për të mbijetuarit e tërmetit të frikshëm ka hyrë në ditën e tretë të tij. Guvernatori i Javës perëndimore, Ridvan Kamil, tha për BBC se rajoni është përballur me rreth 140 paslëkundje që nga tërmeti i të hënës. Të paktën 268 persona, mes të cilëve shumë fëmijë, kanë humbur jetën deri më tani. Rreth 151 mbeten të zhdukur dhe mbi 1 mijë janë të lënduarit. Me qindra pjesëtarë të skuadrave të emergjencave janë dërguar në Cianjur për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit. Por këto përpjekje janë penguar nga rrugët e shkatërruara dhe lëkundjet e vazhdueshme të tokës.