Top News – 14 pasardhës të gjallë të DaVinci-t/ Studimi rindërton pemën gjenealogjike për 21 breza
14/07/2021 21:24

Sipas një studimi të trungut familjar të gjeniut të Rilindjes, Leonardo Da Vinçi, mendohet se 14 persona që jetojnë aktualisht, janë pasardhës të tij. Studiuesit gjurmuan gjenealogjinë e Da Vinci-t për gati 700 vite dhe 21 breza, nga viti 1331 deri në ditët e sotme, duke filluar me stër-stër-stërgjyshin e Da Vinci-t, Michele. Gjetjet, të botuara më 4 korrik në revistën Human Evolution, u mundësojnë historianëve të rindërtojnë gjenealogjinë e Da Vinci-t, duke i ndihmuar ata “të kërkojnë shkencërisht rrënjët e gjenialitetit të tij” dhe karakteristikat e tjera. Alessandro Vezzosi, një historian italian dhe Agnese Sabato, presidente e Shoqatës së Trashëgimisë Leonardo Da Vinci, në Itali, hartuan pesë degë kryesore të pemës familjare të azhurnuar. Da Vinçi u bë i famshëm me pikturat si “Darka e Fundit” dhe “Mona Lisa”. Leonardo Da Vinçi lindi në 15 prill të vitit 1452, ndërsa nuk pati fëmijë. Nga të afërmit e tij të gjakut rezulton të ketë patur 22 gjysmë vëllezër e motra. Vezzosi dhe Sabato kërkuan dokumente historike për të identifikuar të afërmit e gjallë përmes një linje mashkullore të pandërprerë nga babai i Da Vincit, Ser Piero dhe gjysmë vëllai Domenico. Pasardhësit e gjallë variojnë nga mosha 1 vjeç deri në 85 vjeç, sipas studiuesve.

Top Channel/ Trump: S`ka më bisedime, do të ndalojmë çdo anije që i paguan taksa Iranit!
13/04 11:01
Top News- Viktor Orban ‘bie’ pas 16 vitesh/ Opozita fiton zgjedhjet, goditje për Trump e Putin
13/04 10:08
Top News – Irani i përgjigjet Trump për Hormuzin. ‘Shijoni çmimet, do të pendoheni shumë shpejt!’
13/04 10:00
Top News – Starmer refuzon t’i bashkohet Trump. Britania kundër bllokadës detare të porteve iraniane
13/04 09:35
Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23