Shqipëria ndodhet në pozicion kritik me rastet në shtim të të prekurve nga gripi. Mbi 14 mijë persona janë prekur prej tij dhe infeksionet e tjera respiratore vetëm javën e fundit. Instituti i Shëndetit Publik raporton për të rritje të sëmundshmërisë në popullatë nga bashkëqarkullimi i virozave, gripit dhe nënvarianteve të Covid-19 njëkohësisht.