Suedia dhe Finlanda duhet të deportojnë ose ekstradojnë deri në 130 "terroristë" në Turqi që parlamenti turk të miratojë kërkesat e tyre për t'u anëtarësuar në NATO, tha Presidenti Tajip Erdogan. Dy shtetet nordike paraqitën vitin e kaluar kërkesën për t'u anëtarësuar në NATO pasi filloi agresioni rus i Ukrainës, por të 30 vendet anëtare duhet ta miratojnë kërkesën e tyre.