Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se trembëdhjetë persona, mes tyre tre fëmijë, kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e urisë dhe kequshqyerjes. Me këtë bilanc numri i përgjithshëm i viktimave të lidhura me mungesën e ushqimit në këtë territor gjatë luftës arrin në 361, prej të cilëve 130 janë fëmijë.