Top News – 13 viktima në 24 orë/ Në spitalet covid 443 të shtruar
21/11/2020 18:04

13 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, ku 5 prej tyre janë nga Tirana dhe viktimat e tjera nga zonat e ndryshme të vendit. Numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 685 persona. Ndërkaq i lartë vijon të mbetet edhe numri i rasteve të reja, ku këtë të shtunë ministria e Shendetësisë raportoi për 737 të infektuar me covid 19, si rezultat i 2470 testimeve të kryera. Edhe në këto të dhëna rezulton se Tirana, vijon të mbetet vatra kryesore e epidemisë, me 396 raste të reja, 54 janë në Fier, 45 në Kavajë, 34 në Elbasan, 32 në Durrës, 31 në Korçë, 25 në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 në Pogradec, 16 në Librazhd, 10 në Kukës, 9 në Kuçovë, nga 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe dhe më pak raste në zonat e tjera të vendit. Në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 414 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa raste aktive në vend janë 16 042 persona. Në total numri i infektimeve ka shkuar në 32.196 persona. Ministria e Shendetesisë, u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për respektimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. Po ashtu u është bërë apel personave të konfirmuar pozitiv apo ata që janë në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Top News- Terrorizmi në plazhin australian/ Liderët ndërkombëtarë dënojnë ashpër sulmin
14/12 23:10
Top Channel/“Dialog 360 gradë me Athinën”.Mediat greke jehonë vizitës së parë të Spiropalit në Greqi
14/12 23:06
Top News- Përdhunoi dhe vrau 9-vjeçarin, vritet me plumb 46-vjeçari sapo doli nga burgu
14/12 23:00
Top Channel/ Një i arrestuar për sulmin në SHBA. I dyshuari, një 20-vjeçar që strehohej në një hotel
14/12 22:53
Top Channel/ Ndërkombëtarët dënojnë sulmin. Albanese mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
14/12 22:49
Top Channel/ Lirohet vëllai i deputetit të PD. Alti Nallbati dhe 2 të tjerë morën peng Ilir Topçiun
14/12 22:40
Top Channel/ 2 pengmarrësit e Vlorës në burg. Mbrojtja nuk arrin të bindë gjykatësit me video
14/12 22:35
Top Channel/ Masakra në Australi, 16 viktima. Kalimtari guximtar përleshet me sulmuesin
14/12 22:32
Top News- Humb jetën 65-vjeçari në Kamëz/ Elektricisti bie nga kati i 8 i pallatit në ndërtim
14/12 21:08
Edicioni Informativ, 14 Dhjetor 2025, Ora 19:30
14/12 20:55
Top Channel/ “Realizova amanetin e nënës”/ Rekordi në Ballkan, rrëfimi i Caljes: Jam drejt fundit
14/12 20:02
Top Channel/ “Hamleti” në teatrin Metropol! Kryevepra e Shekspirit rikthehet me regji moderne
14/12 20:01
Top Channel/ Rrëfehet “mbesa e Kryeministrit”, Ermes Hoxhalli tregon “bashkëpunëtorët”
14/12 19:52
Top Channel/ “Trimoshët me patllake në qeveri”/ Hetimi i Ballukut, BKH: I lamë armët në dollap
14/12 19:34
Top News- ‘Patllaket’ përplasin Ramën dhe BKH/ Kryeministri- Mungesë etike dhe profesionalizmi
14/12 18:59
Top News- ‘Trimosha me patllake në Kryeministri’/ BKH reagon pas Ramës-Asnjë përplasje me gardën
14/12 18:15
Top News-Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës/‘Precedent unik,Shqipëria ka zv.kryeministër të pandehur’
14/12 18:00
Top News – Bunkerë betoni në kufi me Rusinë / Blindohet vendi i NATO-s, ‘Vija Baltike e Mbrojtjes’
14/12 17:30
Top News – Bombë në makinën e sulmuesve / Australi, 12 viktima në sulmin e çmendur në plazh
14/12 16:50
Top News- Vodhën tabakinon tek ‘Kthesa e Kamzës’/ Tre persona dhunuan shitësin, arrestohet njëri
14/12 15:32
BILETA Portokalli - Bileta