Afati i aplikimit për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit përfundoi dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion njofton se 13 kandidatë shprehën interesin dhe do i nënshtrohen fazës së verifikimeve. Njëri prej kandidatëve është zëvëndës drejtori aktual i BKH, Joni Keta, i cili e ka marrë këtë post disa muaj më parë. Ky i fundit është ekspozuar kohët e fundit në konferencat që ka mbajtur SPAK me ndërkombëtarët, si përfaqësues i Byrosë kombëtare të Hetimit, teksa garon me tre të tjerë për të drejtuar BKH për 5 vitet e ardhshme.