Në ishullin italian të Lampeduzës, ka ndodhur një cudi e madhe...I njohur si vendzbarkimi i emigrantëve klandestinë, ishulli ka parë që nga një gomone me 13 tunizianë, të zbriste në breg edhe një dele... Kjo e fundit do të hyjë në karantinë. Ajo ishte mes 13 tunizianëve, mes të cilëve dy gra dhe tre të mitur, në një barkë që u pikas nga roja bregdetare ndërsa ishte në det të hapur dhe po i afrohej ishullit. Kafsha, për momentin, ndodhet në qendrën e pritjes, brenda një rrethimi të vogël. Përgjegjësit e strukturës kanë njoftuar shërbimin veterinar në palermo dhe një mjek do të mbërrijë në ishull për të vizituar kafshën dhe për të lëshuar certifikatën; pra delja do të jepet në birësim