Mosdakrodësia për ‘Ballkanin e Hapur’ nuk e ka penguar Shqipërinë dhe Kosovën të krijojnë bashkëpunime të forta bilaterale, qofshin këto politike apo ekonomike. Përkundrazi, një pjesë e madhe e marrëveshjeve të nënshkruara me vendet anëtare të ‘Open Ballkani’, Prishtina dhe Tirana i kanë firmosur edhe jashtë ombrellës së Ballkanit të Hapur.