Maqedonia e Veriut ka vendosur që t’i dhurojë Ukrainës 12 helikopterët e saj luftarakë, të llojit Mi-24. Ministrja e Mbrojtjes, Sllavajnka Petrovska, tha për mediat në Shkup se dhurimi i tyre bëhet me kërkesë të Qeverisë ukrainase, por edhe vlerësimeve të Armatës maqedonase se “nxjerrja nga inventari i këtyre pajisjeve ushtarake nuk do të dëmtojë kapacitetet mbrojtëse të Maqedonisë së Veriut”.