Top News – 104 vota pro shkarkimit të Metës/ 7 deputetë ishin kundër dhe tre abstenuan
09/06/2021 21:55

Ligjvënësit vulosën me shumicë parlamentare shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra, në seancën plenare të kësaj të mërkure. I njëjti institucion që në korrik të 2017-ës, e votoi dërgimin e Metës në presidencë, këtë të mërkurë bëri krejt të kundërtën, duke kërkuar që ai që ikë nga detyra e kreut të lartë të shtetit. Por, pavarësisht dëshirës, pritet që kjo të bëhet fakt, vetëm në rast se Gjykata Kushtetuese, e cila ka nisur të funksionojë disa muaj më parë, pas presionit të madh të madh të ndërkombëtar, e sidomos trupës së diplomatëve amerikanë dhe evropianë. Në seancën plenare të kësaj të mërkure ishin prezent 114 deputetë. Megjithëse maxhorancës i nevojiteshin vetëm 94 vota për shkarkimin e Metës, ishin plot 104 deputetë që votuan pro raportit të komisionit hetimor dhe po aq edhe pro shkarkimit të tij. Vetëm 7 deputetë e shprehën haptazi si në foltore ashtu edhe në fletën e votimit, votën e tyre kundët shkarkimit të Metës, duke mos i marrë në konsideratë provat dhe shkeljet që ishin argumentuar dhe grupuar nga deputetët e komisionit hetimor parlamentar. Për shkarkimin e kreut të shtetit ishin 3 deputetë të dyzuar në vendimin e tyre, ndaj ata abstenuar votën e tyre. Megjithëse nisma për shkarkimin e Metës u ndërmor nga deputetët e Paritisë Socialiste ishin disa deputetë të kësaj force politike, të cilët për arsye pune nuk ishin prezent. Votimet e kësaj të mërkure, krijuan precendetin e parë në 30 vite demokraci, të shkarkimit të presidentit nga kuvendi i Shqipërisë. Megjithatë kjo seancë siguroi vetëm një shkarkim politik të kryeshtetarit. Është Kushtetuesja, ajo e cila pritet të japë verdiktin përfundimtar dhe të luajë rolin e arbitrit në arenën e tensionuar politike.

Top Channel/ Dy ish-prokurorë të pandehur nga SPAK, morën 55 mijë euro ryshfet
23/12 23:30
Top News- Fshehu 172 mijë euro, prokuroria vendos nën akuzë Shpend Ahmetin
23/12 23:22
Top Channel/ Zhdukja e dy shtetasve në Gjirokastër, Dosja shkon në Gjykatë
23/12 22:02
Top News- E-Albania jashtë funksionit/ Probleme teknike me sistemin, mungon aksesi
23/12 20:44
Top Channel/ Shtohet turizmi dimëror, më shumë kërkesa për Korçën dhe Beratin
23/12 20:01
Top Channel/ Bileta 50 lekë, nisin hetimet për urbanët e Kamzës
23/12 19:56
Top Channel/ Bie E-Albania! Autoritetet: Për mirëmbajtje. Profesionistët e Lirë: Duhet transparencë
23/12 19:54
Top Channel/ Hakeroi prokurorët, i komunikohet akuza ish-drejtorit të burgjeve
23/12 19:51
Top Channel/ Automjeti përplas 65-vjeçarin me biçikletë në Maliq, i moshuari në gjendje të rëndë
23/12 19:27
Top News- Aksident i rëndë në Maliq, makina merr para 65-vjeçarin
23/12 18:48
Top News – Përgjuan prokurorët e SPAK. Mbyllen hetimet për ish kreun e burgjeve dhe dy personave
23/12 17:34
Top Channel/ Hetimet u mbyllën për Agim Ismailajn, ish-drejtori i burgjeve del nga SPAK
23/12 17:13
Top News – Një akt mirësie në festat e fundvitit. Raiffeisen Invest surprizë për fëmijët në QSUT
23/12 17:03
Top Channel/ “Tani jam rikuperuar dhe…”, mesazhi i Parashqevi Simakut, ç’paralajmëron këngëtarja
23/12 16:50
Top News – Konfiskohen 3 mln euro pasuri. Gjirokastër, dyshohen produkt i kultivimit të hashashit
23/12 16:46
Top News – Rama, batuta për dy vëllezërit binjakë, njëri me medalje, tjetri jo
23/12 16:42
Top News – Miti i Sizifit, Rama – Rruga është më e rëndësishme se mbërritja
23/12 16:41
Top News – Maturanti me të gjitha 10-ta. Kryeministri Rama – Po kjo pikë e zezë, asnjë nëntë
23/12 16:41
Top News – ‘Në majë arrijnë ata, që janë gati të paguajnë çmim për ëndërrat’ Rama me maturantët
23/12 16:40
Top News – ‘Gërdeci’, SPAK pret ende letërporosi. Prokuroria ‘gjen’ ish sekretaren që s’është pyetur
23/12 16:36
DIGITALB DIGITALB