Kur tanket ruse u futën në Ukrainë në shkurt 2022, shumëkush mendonte se kryeqyteti, Kievi, do të binte shumë shpejt dhe pjesa tjetër e vendit nuk do të rezistonte kaq shumë kundër një armiku herë shumë më të madh. Por, kjo teori u shemb shpejt. Ushtria ukrainase vërtetoi se mund të ngadalësonte përparimin e forcave ruse dhe, nëse jo t'i dëbonte plotësisht, atëherë - me mbështetje të mjaftueshme nga Perëndimi - të paktën të parandalonte humbjen.