Top News – 100 dronë kamikazë drejt Ukrainës / Çfarë janë amerikanët ‘Switchblade’…?
18/03/2022 15:07

Në listën e armëve që SHBA po i dërgon Ukrainës si pjesë e një pakete ndihmash ushtarake 800 milionë dollarëshe të prezantuar nga presidenti Joe Biden, mes afro 10 mijë armëve anti-tank, 800 sistemeve anti ajror Stinger dhe mijëra armëve automatike, ishin edhe rreth 100 sisteme ajrore taktike të telekomanduara. Por, këto të fundit nuk janë dronët e mëdhenj amerikanë që kemi parë. 100 sistemet e telekomanduara që janë nisur drejt Ukrainës, janë në fakt dronë të vegjël Sëitchblade. Ndryshe nga dronët me rreze të gjatë veprimi, Predator, që duken të ngjashëm me avionët e vegjël dhe lëshojnë raketa mbi objektiva, këta dronë të vegjël mund të futen në një cantë dhe të fluturojnë direkt mbi objektivat për të shpërthyer atje ngarkesën eksplozive që mbartin. Më pak se 60 centimetra të gjatë dhe me peshë vetëm 2.4 kg, këta dronë mund të lëshohen nga një lloj tubi i vogël që ngjan me një mortajë e pas kësaj mund të fluturojnë për 15 minuta. Sëitchblade modeli 600 është më i madh se modeli 300 dhe mund të fluturojë për rreth 40 minuta por peshon 22 kilogramë. Zyrtarët amerikanë nuk mund të thonë nëse një apo të dyja sistemet do të përfshihen në 100 njësitë e destinuara për në Ukrainë. Por sidoqoftë, ata konsiderohen shumë efikasë dhe mund të ndihmojnë trupat mbrojtëse në rezistencën e tyre duke shkatërruar objektivat armike.

Top News – SHBA shënjestron naftën e Venezuelës / Trump do të konfiskojë më shumë çisterna
12/12 14:08
Top News – ‘Horror’ në Meksikë. Eshtra njerëzore pranë stadiumit të Kupës së Botës
12/12 13:56
Top News – Donte të hapte derën e avionit në ajër / Arrestohet 20 vjeçari, shkaktoi panik në bord
12/12 13:43
Top News – Kroacia blindohet me Leopardë gjermanë / Tanket e veta jugosllave ia dhuroi Ukrainës
12/12 13:35
Top News – Anëtarja e NATO-s në panik / Turqia ngre alarmin për rënien e lindshmërisë: Po plakemi
12/12 13:35
Top News – ‘Arkitektët e IA’, personi i vitit në Time / ‘Titanët që po transformojnë njerëzimin’
12/12 12:07
Top Channel/ Zelensky: Marrëveshjen e paqes e pengon Donbasi, SHBA po bën presion “të paparë”!
12/12 12:03
Top Channel/ Gaza, s`kanë fund fatkeqësitë: Pas shkatërrimit të luftës, vijnë përmbytjet!
12/12 12:02
Top Channel/ BE, ujdi për asetet e ngrira të Moskës? Reagon me kërcënim Banka Qendrore e Rusisë!
12/12 12:01
Top News – ‘Bomba bërthamore’ financiare. Arma sekrete me të cilën BE po ‘frenon’ Donald Trump
12/12 11:51
Top News – Kamikazë mbi Moskë, ndalen fluturimet / Rusia rrëzon 90 dronë ukrainas gjatë natës
12/12 11:37
Top News – Zelenski: Ja plani i SHBA për Ukrainën! Tërheqje nga Donbasi dhe zonë e lirë ekonomike
12/12 11:29
Top News – Tërmeti i dytë në pak ditë…Magnituda 6.9, tërhiqet alarmi për cunami në Japoni
12/12 11:22
Top News – Luftë si ajo që panë gjyshërit tanë! Shefi i NATO-s: Evropa shënjestra e radhës e Putinit
12/12 11:18
Top News – Vaksinat nuk shkaktojnë autizëm! OBSH: Janë shpikja më e madhe në historinë e njerëzimit
12/12 11:18
Top News – Kërcënim i menjëhershëm, IKNI TANI! Përmbytje historike, shpërthejnë lumenjtë në SHBA
12/12 11:07
Top News- Ndryshim regjimi për të mbajtur pushtetin/ Qeveria hungareze mohon skenarët për Orban
11/12 22:58
Top News – Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë! Shefi i NATO-s paralajmëron: Është koha për veprim
11/12 19:39
Top Channel/ “NATO, objektivi i Rusisë”, Rutte: Mund të na sulmojë për 5 vite, e mbështet Kina
11/12 19:39
Top Channel/ BE kundër paqes fiskale: Të vendosen në ligj masa mbrojtëse kundër pastrimit të parave
11/12 15:28
BILETA Portokalli - Bileta