Sot u mbushën plot 10 vjet nga protesta e 21 janarit të 2011, ku humbën jetën 4 protestues, Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj. Protesta u ndërmor në atë kohë nga Partia Socialiste, pas publikimit në Fiks Fare të videos mes ish zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Ilir Meta dhe ministrit të Energjitikës Dritan Prifti, ku numri dy i qeverisë u shfaq me bllok në dorë e ku flitej qartazi për një aferë korruptive.