Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 10 vite burg Millorad Gjokoviç, për krime lufte në Ozdrim dhe në fshatra përreth rajonit të Pejës. Gjykatësja Donikë Shala-Abdyli tha se Gjokoviç shpallet fajtor për krime lufte dhe në dënimin prej 10 vitesh do t’i llogariten edhe koha e kaluar në paraburgim. “Gjykata shpall këtë aktgjykim: Në emër të popullit, i akuzuari Milorad Gjokoviq shpallet fajtor, sepse në periudhën e luftës në Kosovë, më 7 maj 1999, në fshatin Ozdrim, Komuna e Pejës, i akuzuari, në cilësinë e policit rezervë, me persona të tjerë, i ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare. Gjykata, në bazë të dispozitave të Ligjit Penal të ish-Jugosllavisë, të akuzuarin e dënon me 10 vjet burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha e paraburgimit”