Top News/ 10 mijë trupa ‘pushtojnë’ Rusinë / ’Trekëndëshi i bardhë’, plani i guximshëm i Ukrainës
12/08/2024 17:28

Pushtimi i guximshëm i Rusisë nga Ukraina, ka nisur për dy arsye kryesore; ka një qëllim kundrejt Putinit dhe një drejt Perëndimit. Rreth 10,000 trupa ukrainase të mbështetur nga tanke dhe avionë kanë hyrë tani 30 km thellë në Rusi, duke sulmuar rajonet e Kurskut dhe Belgorodit. Automjetet luftarake që mbajnë simbolin e "Trekëndëshit të Bardhë" janë parë të lëvizin përtej kufirit, duke kujtuar skenat kur forcat e Putinit kishin hyrë në drejtimin e kundërt me tanke që mbanin një ‘Z’ të bardhë. Por zyrtarët ukrainas kanë zbuluar tani se cfarë fshihet pas planit të tyre dinak, që ka si qëllim të shtyjë ushtrinë tashmë të lodhur të Putinit drejt pikës së thyerjes. Dhjetra automjete të blinduara kaluan nëpër qytetin ukrainas të Sumy-t, me simbolin e trekëndëshit të bardhë mbi to, ndërsa u nisën për në Rusi. Pas shtyrjes në Kursk në operacionin më të madh ndërkufitar të luftës deri më tani, Rusia u detyrua të pranonte se Ukraina kishte depërtuar thellë deri në 30 km. Dhjetëra e mijëra njerëz janë evakuuar nga zonat kufitare dhe Rusia u detyrua të urdhërojë akoma më shumë evakuime të hënën në mesin e operacionit të paprecedenttë në territorin e saj. Një zyrtar i lartë ukrainas i tha AFP se ideja pas sulmit është që ushtria e Putinit të lodhet sa më shumë që të jetë e mundur, duke u angazhuar në zona të ndryshme. Zyrtari tha në kushte anonimiteti se qëllimi është që të zgjerohet angazhimi i armikut, të shkaktohen humbje maksimale dhe të destabilizohet situata në rusi duke krijuar idenë se vendi nuk është në gjendje të mbrojë kufijtë e tij. Ai tha edhe se pretendimet ruse se kievi kishte angazhuar në këtë operacion 1 mijë trupa, ishin një nënvlerësim serioz. Por, plani i Kievit, ka edhe një tjetër qëllim. Ai synon të japë një mesazh edhe për aleatët në perëndim, që e kanë ndjekur nga afër luftën kundër Putinit. Analistët thonë se operacioni është një sinjal për perëndimin se ukraina është ende e aftë të sulmojë dhe të luftojë. Sipas amerikanes Forbes, në operacion janë përfshirë deri në 10 mijë trupa, të ndarë në pesë brigada, bashkë me një batalion të ndarë prej 400 trupash. Ushtarët e ukrainës po hapin llogore gjatë vijës së re të frontit, duke tentuar të cimentojnë planet për një qëndrim afatgjatë në Kursk. Dhe pushtimi i kurskut, është sulmi më i rëndësishëm i një ushtrie të huaj ndaj rusisë, që nga lufta e dytë botërore.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46