Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikut të drogës. Agjentet e skuadrës mobile të Milanos, kishin marrë informacione se dy persona me origjinë nga Shqipëria, trafikonin drogë në komunën e Ossonës. Si pasojë nisën kontrollet në këtë zonë, ndërsa u bë e mundur kapja në flagrancë e 2 shqiptarëve, ku këta të dy po shisnin një sasi droge poshtë një pallati. Sipas mediave italiane, brenda çantës së tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 kg kokainë e pastër.