Top News – 1 mijë tërmete në 5 ditë / Panik në La Palma, alarm për vullkan
17/09/2021 11:46

Frika se një vullkan mund të shpërthejë në ishujt Kanarie është e madhe pasi thuajse 1 mijë tërmete u regjistruan në vetëm pesë ditë. Seria e tërmeteve të vogla dhe aktiviteti intensiv sizmik në kreshtën vullkanike La Cumbre Vieja, në ishullin e pushimeve La Palma, i ka vendosur autoritetet në alarm për një shpërthim të mundshëm. Instituti kombëtar gjeografik i Spanjës, ka regjistruar 4222 dridhje La palma, që nga e shtuna e kaluar. Autoritetet lokale ndërkohë e kanë vendosur vendin në një alarm të verdhë për një shpërthim të mundshëm vullkanik. Ato thanë se situata mund të ndryshojë shpejt por sidoqoftë, zyrtarët pranojnë se nuk ka të dhëna për një shpërthim të shpejtë ndërsa një komitet shkencor po monitoron aktivitetin. Paralajmërimet për vullkane lëshohen në pajtim me nivelin e rrezikut, dhe rriten nga e gjelbra deri në të kuq. Para se një vullkan të shpërthejë, ka një rritje graduale të aktivitetit sizmik që mund të zgjasë për një periudhë të caktuar kohe. Shpërthimi i fundit në Cumbre Vieja, një vullkan i fjetur në La Palma, është regjistruar në vitin 1971.

Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top News – Thyejnë kockat për të dalë nga avioni / Pasagjerët në panik, alarm në bordin e Ryanair
06/07 15:32
Top News-A nis kështu Lufta e Tretë Botërore? Rutte parashikon sulme të njëkohëshme nga Kina e Rusia
06/07 15:31
Top Channel/ Dita e Ashuras/Muslimanët shia në gjithë botën vajtojnë vr*sjen e Imam Hysenit
06/07 15:05
Top Channel/ Tragjedi në Teksas / 50 të vd*kur nga përmbytjet, 27 vajza ende të zhdukura
06/07 14:37
Top News – Foshnjet ruse ‘flasin’ për gjeopolitikë / Indoktrinim në moshë të vogël, liderët me IA
06/07 14:31
Top News – Kievi sulmon Moskën, mbyllen aeroportet/ Goditen avionët e Putinit, 120 dronë gjatë natës
06/07 13:51
Top News – ‘Qielli u ngjyros me të kuqe’ / Banorët në arrati nga zjarret, panik në Francë
06/07 13:46
Top News – Dalai Lama mbush 90 vjeç / ‘Festë’ në Himalaje, mijëra njerëz në ceremoni
06/07 13:32
Top News – Hapet toka, ‘gëlltit’ dy kamionë / Gropë masive në mes të qytetit, nuk ka të lënduar
06/07 13:30
Top News – Izraeli, bisedime me Hamasin / Dërgon delegacion në Katar, kërkohet armëpushim
06/07 11:56
Top News – “Fundi” i Trumpit, vjen partia e re / Musk themelon “Partinë Amerikane”, sfidon sistemin
06/07 11:52
Top News – Rusia përgatit ofensivë të re / Synon verilindjen e Ukrainës, komandanti zbulon planin
06/07 11:52
Top News – Rrafshohet kampi, zhduken fëmijët / ‘Fatkeqësi natyrore’ në Teksas, të paktën 51 viktima
06/07 11:50
Top News – Ajatollahu ‘del nga bunkeri’ / Lideri suprem i Iranit, në publik për herë të parë
06/07 11:49
Top Channel/ “America Party” e Elon Musk/ Themelon partinë e tij pak javë pas sherrit me Trump
06/07 10:55
Top Channel/ Izraeli, bisedime me Hamas/Tel Avivi dërgon delegacion ne Doha, do flasin me ndërmjetës
06/07 10:50
Top Channel/ Dalai Lama feston 90-vjetorin/Lutje për paqe dhe përplasjeje me Kinën për pasardhësin
06/07 10:49