Sekretariati i Etikës rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës. Kërkesa erdhi pasi Balla nga foltorja e Kuvendit iu drejtua Albana Vokshit duke i referuar numrin telefonik 0900. Një gjuhë që u konsiderua seksiste dhe joparlamentare nga opozita, por që nuk u bë shkak për përjashtimin e tij nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare. Kjo sepse sipas socialistëve, Balla kërkoi disa herë ndjesë publike në rast se Vokshi ishte ndjerë e ofenduar. Edhe pse shkaku u përplasjeve të seancës së fundit plenare u amnistua, një tjetër qëndrim mbajti etika për dy deputetët demokratë Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi, të cilët i përjashtoi me dhjetë ditë, pas përplasjeve fizike që erdhën si pasojë e deklaratës së Taulant Ballës.