Nga shtëpia e të moshuarve në Tiranë, ministrja Manastirliu ka konfirmuar se kjo grupmoshë ashtu si edhe punonjësit që punojnë në këto institucione do të përfitojnë nga programi i vaksinimit ndaj gripit. ajo vizitoi këtë institucion social në ditën ndërombëtare të të moshuarve ku vlerësoi punën e kujdestareve për punën dhe sakrificën e bërë në këto muaj të vështirë të pandemisë, Manastirliu tha se është ndjekur strategjia e duhur për mbrojtjen e të moshuarve në qendrat e kujdesit social.