Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Lënda plasëse është vënë në një biznes në lagjen nr. 7 të qytetit, në rrugën “Aleksandër Goga”. Si rezultat i shpërthimit nga eksplozivi i vendosur në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases Jonida Karaboja, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.