Zyrtari më i lartë ushtarak i NATO-s, Rob Bauer, që tronditi së fundi me deklaratën e fortë se lufta me Rusinë është një mundësi reale dhe për këtë të gjithë duhet të përgatiten, ka folur së fundi edhe për situatën në Ballkan. Në një intervistë për gazetën malazeze Pobjeda, ai rikujtoi deklaratat ruse se duan të rikthehen në kufijtë e vitit 1997, ku përfshihen territoret e shumë vendeve të cilat që prej atëherë janë bërë anëtare të NATO-s”.