Shumë qarqe në Bashkimin Europian do ta mirëprisnin shkrirjen e ideve të nismës së Ballkanit të Hapur të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama. Deri më tani, Rama është shprehur vetëm në media se Ballkani i Hapur “e ka përmbyllur misionin e tij” dhe se idetë e kësaj iniciative do të vazhdojnë në Procesin e Berlinit.