Pavarësisht zhvillimit të madh te mjekësisë e shkencës, sot rezulton se Covid 19 ka vrarë më shumë amerikanë se gripi spanjoll i 1918-tës. Pohimi i zymtë vjen në kohën kur SHBA përballet me një valë të katër të sëmundjes, të nxitur prej variantit tejet infektues Delta. Universiteti Johns Hopkins njoftoi 675,722 vdekje nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara që prej fillimit të pandemisë