Opozita nuk ka marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve që po zhvillohet këtë të hënë. Deputetët demokratë nuk morën pjesë edhe në Komisionin e Posaçëm të Sterilizimit dhe Check Up-it, mbledhje e cila u shty për shkak të mungesës së dëshmitarit. Jorida Tabaku dhe Edi Paloka morën pjesë vetëm në Komisionin e Integrimit, sipas tyre për të shprehur qëndrimin e Partisë Demokratike për hapjen e negociatave me BE. Opozita e ka nisur sot aksionin pas dënimit me burg të deputetit Ervin Salianji për veprën penale kallëzim i rremë.