Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij sot në në aktivitetin “Për ty natyrë”, një takim për prioritetet e mjedisit, biodiversitetit dhe pyjeve. Kryeministri u shpreh se zonat e mbrojtura dhe territoret e natyrës në Shqipëri ishin nën agresionin e ndërtimeve të paligjshmeve, ndotjeve ndërsa sot, sipas tij bilanci flet për një ulje të krimeve mjedisore dhe vënien në kontroll të agresionit të ndërtimeve dhe ndotjes.