Një zjarr i përmasave të mëdha që dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndije elektrike në matësin e energjisë, përfshiu sot një banesë dhe një magazinë në Zhej të Kurbinit. Fillimisht zjarri përfshiu një dhomë që përdorej si magazinë ushqimore, e më pas në një tjetër që mbante barin e bagëtive. Nga flakët e zjarri ka pasur dhe dëme brenda në banesën e Can Rrikës, dhe po ashtu është djegur dhe makina që ndodhej në oborrin e shtëpisë.