Top Channel/ Zjarri po djeg shtëpitë në Kraps të Fierit, nis ndërhyrja nga ajri
25/07/2023 17:43

Zjarri në fshatin Kraps të Fierit po përparon me shpejtësi, ndërkohë që ka nisur ndërhyrja nga ajri. Një helikopter po ndihmon në shuarjen e flakëve, që deri më tani kanë djegur tri banesa e rrezikojnë dhjetra të tjera. Banorët shprehen se ndihen të rrezikuar për shtëpitë, bagëtitë dhe jetën e tyre. “Jemi shumë të rrezikuar, jashtë mase. Ça të themi ne, e shikoni edhe vetë. Po afrohet zjarri te shtëpitë. Zjarri mund të fiket me ndihmat tuaja me ndihmat e shtetit. Nuk kemi çfarë bëjmë ne, ne po mundohemi”, tha një banore e fshatit. “Janë djegur dy tre shtëpia deri tani. Nuk shuhet me dorë. Era e ndihmon zjarrin. Duhen mjete nga shteti. Janë shtëpi të banuara. Bagëtitë janë brenda në kasolle. Kërkojmë ndihma sa më shpejt”, tha një tjetër. “Një zjarrfikëse apo një avion, çfarë dreqin bëhet. Tre orë në flakë, ka nisur që në 12. Mos të shohim asnjë lëvizje këtu, unë habitem. Na dogji, na përvëloi, e kam burrin invalid, shikoni si është bërë. Të tëra na u dogjën. Ne s’kemi pasuri, vetëm një shtëpi kemi”, u shpreh një tjetër banore. Terreni i vështirë dhe e era e ka bërë edhe më të vështirë shuarjen e zjarreve nga forcat zjarrfikëse. Flakët po përparojnë nga kodrat e Koshovicës.

Top News-“Bashkëshorti ndërroi rrobat, pastaj…”,dëshmia e gruas së autorit që vrau Egli Pashollarin
24/02 19:59
Top Channel/ Gjykata lë në qeli Derjajn, jepet masa për të dyshuarin e vrasjes në Kavajë
24/02 19:49
Top Channel/ Rrugë e re në Librazhd-Përrenjas, reagojnë institucionet, kreu i ARRSH: Do…
24/02 19:49
Top Channel/ “13 vite burg për Rezart Taçin”, SPAK kërkon dënimin për pastrim parash
24/02 19:46
Top News- Banorët e Rrjollit përplasen me policinë/ Sërish tensione: Është toka jonë, largohuni
24/02 19:43
Top News- Dënohen ish-inspektorët e IMT, kërkuan 1000 euro për të mos prishur tendën e një lokali
24/02 19:42
Top Channel/ Kamionët e bllokuar në Qafëthanë, shoferët kërkojnë një zgjidhje me Maqedoninë e Veriut
24/02 19:35
Top Channel/ Shanset e Osmanit për presidente, kërkon edhe një mandat tjetër, por…
24/02 19:32
Top News- Do pastronte paratë e Cosa Nostra/ SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi
24/02 18:02
Top News- Shqipëria e BE solidaritet me Ukrainën, përkujtohen në Tiranë viktimat e sulmeve ruse
24/02 17:24
Top News- “Hiqi mor duart…Mos më prek nënën”, banorët e Rrjollit përplasen sërish me policinë
24/02 16:38
Top News- Plas sherri mes të rinjve në Vlorë, ndërhyjnë “Shqiponjat”
24/02 16:34
Top Channel/ Partneriteti Shqipëri-Zvicër, programi 2026-2028 fokus në reforma e ekonomia
24/02 15:39
Top News- Benet Beci kërkon gjykim të shkurtuar/ Shtyhet sërish seanca, gjobitet një nga avokatët
24/02 15:32
Top Channel/ Apeli lë në bug Erion Veliajn, kryebashkiaku ofroi edhe garanci pasurore
24/02 15:23
Top Channel/ Shkatërrimi i fermave në kulmin e prodhimit uli eksportin e fruta-perimeve me 46%
24/02 15:19
Top Channel/ Stoli për Martinin, prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”
24/02 15:18
Top Channel/ Puna vazhdon në Librazhd-Prrenjas/ Specialistët në terren për të gjetur zgjidhjen
24/02 15:18
Top News – Balluku në dorë të Manjës. PS pret raportin për të vendosur për imunitetin
24/02 14:46
Top Channel/ Alarm në Vlorë, konflikt mes të rinjve, disa të shoqëruar
24/02 14:33
DIGITALB DIGITALB