Autoritetet vendore në Dropull të Gjirokastrës kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri, pasi zjarri që ra mëngjesin e sotëm po merr përmasa të mëdha. Në fshatin Goranxhi të Dropullit kanë shkuar forcat zjarrfikëse, pasi terreni është shumë i vështirë dhe pamundëson ndërhyrjen me mjetet e motorrizuara.