Shkëlzen Lamuça, është zjarrfikësi hero që i shpëtoi jetën dy vajzave të vogla të familjes Nanaj pas zjarrit që ra në një pallat në zonën e Astirit, një javë më parë. Ai mundi të nxirrte në kohë vajzat nga pallati i rrezikuar, ndaj për këtë arsye është nderuar me Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit të Tiranës.