Zjarrë shkatërruese janë përhapur në disa pjesë të jugut të Europës, duke zhuritur hapësira të tëra të pejsazhit spanjoll e grek e duke detyruar mbi 1000 vetë të braktisin shtëpitë në Sardenja të Italisë. Autoritetet e ishullit shpallën gjendjen e jashtëzakonshme duke e përshkruar situatën si një “katastrofë të paprecedentë”.