Zjarret në Lushnjë kanë vijuar edhe këtë të mërkurë. Pas djegies se dhjetëra hektarëve ullishte pasditen e djeshme, sot në mëngjes ne fshatin Kasharaj, nga pakujdesia janë rrezikuar disa banesa ne fshat. Zjarri ka nisur me djegien e mbeturinave dhe më pas është përhapur dhe ka djegur katër kasolle bagëtish dhe magazina ushqimore duke vazhduar në drejtim të pyllit.